Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora përveç një karrierë të suksesshme muzikore, ajo prej kohësh është angazhuar edhe në gara të ndryshme muzikor ku zbulohen talent të rinj.
31-vjeçarja është pjesë e “The Masked Singer UK” në panelin e jurisë ku gjykon pjesëmarrësit për performancat e tyre.
Ylli i hiti “Only Want You” edhe së fundmi ndau imazhe nga nata gjysmëfinale që u mbajt mbrëmë (5 shkurt), teksa mori vëmendje me stilin dhe sharimin e saj.
Rita shihet e veshur në një fustan të shkurtër ngjyrë ari me dekolte të hapur, ndërkaq përshtati dukej me sandale me taka të larta, në fytyrë ajo vendosi makijazh më të theksuar dhe flokët bionde i la të valëzuara mbi supe.
“Është gjysmëfinalja në The Masked Singer UK, edhe dy të tjerë do të zbulohen sonte, unë dhe fletorja ime jemi gati, le të shkojmë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhe, ku përfshiu disa edhe me kolegët e saj nga juria.
Ndërkaq, kujtojmë që Rita është po ashtu pjesë e jurisë në “The Voice Australia”.
Ndërkaq, projekti i fundit muzikor i artistes së famshme është “Follow Me” që e solli në bashkëpunim me Sam Feldt. /Telegrafi/