Ajo gjithmonë duket e bujshme.
Dhe Rita Ora ishte e sigurt se do të merrte vëmendjen ndërsa shfaqi fizikun e saj e veshur me një fustan me prerje të shumta gjatë një fotosesioni të premten.
Këngëtarja 30 vjeçare, i magjepsi të gjithë ndërsa u paraqit me fustanin e verdhë të materialit saten, i cili ishte i hapur te pjesa e dekoltesë, shkruan DailyMail.
Rita dukej e pabesueshme ndërsa pozonte para kamerës, duke shfaqur linjat e saj të tonifikuara ndërsa ishte ulur në një karrige të zezë.
Ajo e shoqëroi fustanin e saj të ndritshëm me një gjerdan elegant prej ari.
Bukuroshja i kishte mbërthyer flokët e saj bionde në një stil të vitit 1940, teksa kishte vënë një buzëkuq vezullues për të rritur joshjen.
Duke kompletuar veshjen e saj, Rita gjithashtu kishte vënë byzylykë, që i jepnin edhe më shumë hijeshi pamjes së saj.
Ylli me prejardhje shqiptare aktualisht ndodhet në Australi, për spektaklin “The Voice”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.
Gjatë qëndrimit në Sydney, bukuroshja është shijuar temperaturat e larta në plazhet e Sydneyt, në disa fotografi që e kapën paparacët në paraqitje me bikini.
Interpretuesja e hitit “For You” më parë ka qenë trajner në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka marrë role gjykuese në spektaklet “The X Factor” dhe “The Masked Singer”. /Telegrafi/