Fansat e spektaklit “The Masked Singer” mbetën të hutuar sonte ndërsa Rita Ora tronditi duke u shfaqur një nga stilet e saj më krijuese deri më tani.
Rita u bashkua me kolegët e saj gjyqtarë të spektaklit: Jonathan Ross, Mo Gilligan dhe Davina McCall në një përpjekje për të demaskuar të famshmit që interpretojnë me maska para tyre.
Dhe Rita i kishte bërë flokët e saj në një stil të ri, me një bishtalec poshtë shpinës, shkruan The Mirror.
Ndërsa disa fansa e pëlqyen pamjen e re, të tjerëve nuk është se u bëri edhe shumë përshtypje.
“Flokët e Ritës duken mahnitëse sonte”, shkruante njëri. “Unë e kam vendosur,” shkroi një tjetër në Twitter, “Rita Ora është vajza ime”, vazhdoi ai.
Një i tretë gjithashtu shkruajti emrin e Ritës me një varg emoji në formë zemre.
Por të tjerët nuk ishin aq të sigurt.
Një komentues shkroi se dukej “e çuditshme”, ndërsa një tjetër pyeti: “Çfarë ka ndodhur me flokët e Ritës sonte?”
Një tjetër komentoi: “Çfarë ka ndodhur me flokët e Ritës? Turp, sepse unë e dua pjesën e sipërme të saj me flokë kaçurrela”.
Rita Ora përndryshe është paguar mbi një milion funte për të qenë pjesë e sezonit të dytë të këtij spektakli, si një nga gjyqtaret e jurisë së “The Masked Singer”. /Telegrafi/