Site icon Telegrafi

Rita Ora shijon ushqimin tradicional në ishullin e largët, teksa duket atraktive në prapaskenat e xhirimeve për fushatën e re

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po shijon gjatë fundvitit disa ditë të mira pushimi me familjen.

Familja Sahatçiu-Ora kanë zgjedhur ishullin ekzotik Saint Barth, për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë që mbizotëron atje në këtë kohë.

Teksa po kalon ditë më të mira, Rita duket se ka pasur mundësinë që të provojë disa ushqime interesante në këtë ishull.

Mirëpo pavarësisht se ku ndodhet, këngëtarja shqiptare duket se nuk e harron ushqimin tradicional shqiptar.

Lexo po ashtu Dua Lipa e lumtur me familje teksa shijon qebapët e gatuar në mënyrë tradicionale në New York

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej një pite tradicionale me spinaq, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar “ushqim shqiptar”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita përndryshe vizitoi për herë të fundit Kosovën në prill të këtij viti, ndërsa nuk dihet nëse ka bërë sërish në plan që të rikthehet në vendlindjen e saj.

Në po të njëjtën ditë, këngëtarja 29 vjeçare hodhi në Instagram një imazh mjaft atraktiv, ku shfaqej në prapaskenat e fotosesionit të realizuar enkas për gjigantin e stolive “Thomas Sabo”.

“Faleminderit ekipit të ‘Thomas Sabo’ për fushatën e mahnitshme këtë vit. Mezi pres koleksionin e ri 2020”, shkroi Rita në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version