Rita Ora ka qenë duke e shfrytëzuar më së shumti kohën e saj në Sydney pasi udhëtoi në Down Under për rolin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
Të enjten, këngëtarja 31-vjeçare shqiptaro-britanike shijoi një ditë argëtuese në plazh me motrën e saj Elena dhe një shok mashkull, shkruan DailyMail.
Interpretusja e hitit “Bang Bang” shfaqi fizikun e saj të pabesueshëm në bikini të gjelbra, ndërsa shijonte plazhin e Sydneyt.
Pasi u relaksua në rërë, Rita shijoi një not me Elenën dhe shokun e tyre mashkull.
Në një moment, bukuroshja bjonde i dha djalit një pamje të buzëqeshur ndërsa kalonin çaste në ujin freskues.
Një varg i madh tatuazhesh të Ritës ishin gjithashtu në dukje ndërsa ajo e tregonte me krenari trupin e saj të formësuar.
Këngëtarja e hitit “Body On Me” gjithashtu mbante syze dielli të errëta për tu mbrojtur nga dielli, dhe dukej se ishte pa grim për shëtitje në plazh.
Ajo i lidhi flokët e saj dhe i la ato të lëshuara prapa, gjatë kohës sa shijonte rrezet e diellit.
Ndërkohë, Elena, e cila nuk është vetëm motra e Ritës, por edhe menaxherja e saj, tregoi gjithashtu fizikun e saj me bikini ndërsa kaloi kohë cilësore me këngëtaren dhe shokun e tyre.
Kjo paraqitje e këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi i dashuri i Ritës, Romain Gavras konfirmoi se ata janë ende ‘së bashku’, duke kundërshtuar pretendimet e mediave angleze se kishte krizë mes tyre.
Këngëtarja dhe regjisori francez i filmit, 39 vjeç, kanë qenë në një lidhje për më shumë se gjashtë muaj, por kohët e fundit thuhet se u ndanë, pas skandalit të Ritës me thyerjen e rregullave anti-COVID për organizimin e festës së paligjshme të ditëlindjes.
Romain i tha MailOnline në fillim të këtij muaji ata janë ende ‘shumë afër’ me njëri-tjetrin, pavarësisht që Rita ishte në Australi për xhirimet e “The Voice”.
“Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mahnitshëm”, tha ai.
Muajin e kaluar, ishte raportuar se marrëdhëniet e Ritës me Romain ishin acaruar në pasojat e saj për shkeljen e rregullave të izolimit gjatë nëntorit.
Një burim i tha The Sun: “Gjërat mes tyre kanë qenë gjithashtu nën një tension të madh pas polemikave mbi festën e saj Covid dhe të gjitha kritikave që ajo mori. Duket sikur ata janë në krizë”.
Organizimi i festës erdhi vetëm pak kohë pasi ajo u kthye nga një koncert në Kajro, dhe në vend se të qëndronte mbyllur për 14 ditë, Rita tentoi të organizonte një festë të paligjshme për ditëlindjen e saj.
Festa famëkeqe e ditëlindjes në restorantin ‘Casa Cruz’ bëri që Rita të dënohej me gjobë 10 mijë dollarë.
Duke i bërë gjërat edhe më keq, ajo më parë kishte pretenduar në rrjetet sociale se thjesht po e kalonte ditëlindjen e saj në heshtje me prindërit e saj, madje citoi në një intervistë paraprake për The Times duke thënë të njëjtën gjë.
Rita dhe Romain u panë së fundmi së bashku në nëntor dhe ajo u fotografua një muaj më parë duke vënë atë që besohej se ishte një unazë fejese.
Ndërkohë, Rita kohët e fundit doli nga karantina e detyrueshme 14-ditore australiane.
Ajo zbarkoi në Down Under në fillim të muajit, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në “The Voice Australia”.
Javën e kaluar, Rita zbuloi se sa e lumtur është që i është bashkuar panelit gjykues të spektaklit “The Voice”.
Muzikantja britanike është paneliste në këtë spektakël krahas emrave tjerë të njohur si: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. /Telegrafi/