Telegrafi

Rita Ora shijon kohë të mirë në Dubai me motrën dhe mikeshat e saj, ndërsa festojnë ditëlindjen e Elenës

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pas shumë angazhimeve me koncerte të ndryshme në mbarë botën, ajo së fundmi ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë jo-produktive në Dubai, larg aktiviteve muzikore.

Dhe për këtë ka një arsye, pasi motra e saj, Elena e njëherësh edhe menaxherja e yllit shqiptar feston ditëlindjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elena Ora

Me këtë rast, biondja ka ndarë imazhe dhe video të llojllojshme nga festa e ditëlindjes së saj, gjersa duket se po argëtohen tejet shumë në praninë e mikeshave të tyre.

Elena Ora feston ditëlindjen në Dubai (Foto: Instagram)

Përveç fotografive atraktive që solli mbrëmë, 28-vjeçarja gjatë ditës së sotme (e hënë), publikoi disa të tjera, ndërsa duket e mahnitshme me veshje tradicionale bashkë me miket dhe motrën e saj.

Në Dubai, artistja Ora po ashtu realizoi edhe klipin e “New Look”, i cili është tejet i veçantë dhe deri më tani në platformën YouTube ka grumbulluar mbi 11 milionë shikime.

Kujtojmë që Rita dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova në Londër, kur këngëtarja ishte vetëm një vjeçe, dhe ishte kryeqyteti britanik vendi ku Rita do të fitonte famën si këngëtare, për t’u shndërruar më pas në yll botëror. /Telegrafi/

Elena Ora feston ditëlindjen në Dubai (Foto: Instagram)

 

Elena Ora feston ditëlindjen në Dubai (Foto: Instagram)

 

Rita Ora shijon kohë të mirë në Dubai (Foto: Instagram)