Telegrafi

Rita Ora shihet rrugëve të Londrës e shoqëruar nga një mik, teksa duket e lumtur nën shoqërinë e tij

Rita Ora dukej sensacionale me veshje sportive teksa u fotografua në Londër të dielën.

Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi trupin e saj të tonifikuar dhe pjesën e pasme të trupit e veshur me dollakë të bardhë me një panel rrjetë, të kombinuar me një bluzë elegante me vija.

Duke zgjedhur rehatinë, ajo veshi atlete dhe vendosi disa aksesorë, shkruan DailyMail.

Flokët e saj bionde ishin rregulluar në valëzime të buta dhe ajo kishte aplikuar një makijazh minimal në fytyrën e saj.

Lexo po ashtu Rita Ora shihet e lodhur në Aeroportin e Cyrihut, pas performancës së zjarrtë në festivalin “Open Air”

Ylli u pa krah për krah me një mik teksa ecte, përpara se dyshja të merrnin pak ushqim për të ngrënë një restorant.

Kjo vjen pasi ylli me prejardhje shqiptare lidhi kurorë me regjisorin Taika Waititi, në fillim të këtij muaji në një ceremoni private.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike lidhjen në gusht të atij viti.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të shënuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.

Një burim i tha tabloidit britanikThe Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.

“Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private”, tregoi burimi pranë këngëtares. /Telegrafi/