Site icon Telegrafi

Rita Ora shihet e lodhur në Aeroportin e Cyrihut, pas performancës së zjarrtë në festivalin “Open Air”

Ajo ka qenë në Cyrih këtë fundjavë për një performancë në festivalin “Open Air” të qytetit.

Dhe Rita Ora u fotografua në një gjendje të lodhur teksa hipi në një aeroplan privat për t’u larguar nga qyteti zviceran pas shfaqjes të shtunën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej e qetë e veshur me një xhup me kapuç të zi dhe geta të bardha dhe blu teksa po hipte në aeroplan me një grup miqsh të saj.

Rita e plotësoi pamjen e saj me një palë atlete të zeza të trasha dhe mbante një pallto të zezë mbi krahun e saj ndërsa doli jashtë.

Lexo po ashtu Rita Ora duket me shumë stil në Cyrih, ndërsa bëhet gati të performojë për fansat zviceranë

Bukuroshja bionde kishte si aksesorë me vete një çantë të markës “Dior” me tegela blu të ndezur.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela të binin lirshëm mbi supet e saj dhe kishte aplikuar shumë pak makijazh në fytyrë.

Më herët gjatë ditës, ajo u shpreh se ‘mezi priste të performonte’, pasi ylli zbuloi se kishte arritur në qytetin e Zvicrës.

Në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara para shfaqjes në Instagram, ajo kishte shkruar: “Ne jemi këtu! Ora 20:15 në skenën kryesore, qofshi atje ose ndryshe! Mezi pres të performoj për të gjithë ju sonte! Shkojmë!”.

Festivali filloi të martën, duke shfaqur në skenë të famshëm si: Arctic Monkeys, Kings of Leon, Bastille, G-Eazy dhe David Guetta, që tashmë të gjithë janë ngjitur në skenë.

Ndërsa emra të njohur si: Kygo, Lewis Capaldi dhe Camelphat do t’i bashkohen Ritës për të performuar në ditën e fundit të festivalit. /Telegrafi/

Exit mobile version