Rita Ora u pa së fundmi duke xhiruar një tjetër skenë për versionin e ri të filmit të Oliver Twist, ndërsa u detyrua ta bëjë këtë mbi një çati në Londër të hënën.
Krijuesja e hitit “How we do”, iu bashkua djalit 23-vjeçar të Jude Law, Rafferty, i cili është duke luajtur rolin e Oliverit në këtë film, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Dyshja dukej se po shkonin shumë bukur me njëri-tjetrin, duke qeshur dhe duke bërë shaka teksa bisedonin në mes të xhirimeve.
Rita, e cila do të portretizojë rolin e Artful Dodger, kishte vënë një kapele marine mbi flokët e saj bionde.
Në qendër të pamjes unike, ajo kishte veshur një xhaketë lëkure pa mëngë që i shkonte shumë.
Ajo veshi një palë doreza lëkure dhe gishtat e saj ishin zbukuruar me një numër unazash argjendi.
Princesha e muzikës pop kishte vënë një kryq argjendi rreth qafës së saj dhe një byzylyk me shirita argjendi të theksuar për të përfunduar ansamblin elegant.
Ndërkohë Rafferty, i cili u ‘bëri përshtypje’ regjisorëve të filmit me praninë e tij në ekran, u pa duke qëndruar në një mur ndërsa ai tërhiqej sipër kostarit të tij.
Dyshja po filmonin në një çati në Londër, për një nga skenat e filmit të ri “Twist”.
Megjithë ftohtësinë e vjeshtës, Rafferty kishte veshur vetëm një bluzë të gjatë ngjyrë bezhë me mëngë të gjata dhe një palë pantallona të shkurtra blu.
Ai i hoqi këpucët e tij gjatë xhirimeve, ku u pa se kishte veshur vetëm një palë çorape të bardha, të cilat ofruan një pamje të tatuazhit në formë goje, në këmbën e tij.
Më vonë, ai u pa duke u hedhur në mënyrë dramatike nga muri.
Rita më vonë veshi një xhaketë tjetër më të mahe, ndërsa mbante në duar një shishe me ujë të nxehtë.
Rita, e cila luajti më parë në ekskluzivitetin e “Fifty Shades Of Grey”, do ta çojë edhe më përpara karrierën e saj si aktore me rolin e ri që i është ofruar në filmin “Twist”. /Telegrafi/