Telegrafi

Rita Ora shfaqet tërësisht e zhveshur në pozat e radhës nga pushimet në Korfuz

Rita Ora ndau disa fotografi shumë të guximshme në Instagram gjatë ditës së sotme (e hënë).

Këngëtarja, 29 vjeçare, u shfaq tërësisht e zhveshur teksa mori disa poza tërheqëse në pishinën e saj – aty ku po kalon pushimet në Korfuz të Greqisë.

Bukuroshja, e cila po qëndron në një vilë nate prej 17 mijë funtash, dukej e pabesueshme gjersa mbuloi vetëm gjoksin me duar.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo u shfaq e shtrirë me bikini ngjyrë të gjelbër pranë një pishine, derisa në anën tjetër solli një pozë me këmbët lart.

Rita përshkroi imazhet me këto fjalë: “Javët më të mira me njerëzit më të mirë. Në vendin tim të lumtur që më mungoi të kaloja kohë me të gjithë ju. Ju dua të gjithëve”.

Para Greqisë, artistja shqiptare ka qenë në pushime në Ibiza të Spanjës me miqtë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Shtëpia aktuale 1.000 metër katror, e cila mund të zë deri në 14 persona, përmban pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Të shtatë suitat përfshijnë banjo të veçantë dhe dhoma të zhveshjes, të kompletuara me pamje nga deti.

Vila e sapohapur gjithashtu përfshin një ashensor qelqi si dhe kuzhinier privat e shërbim 24/7.

E përkryer për t’u çlodhur, Rita mund të zgjedh çdo kënd për t’u argëtuar e për të bërë një pushim luksoz me partnerin e saj të ri. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)