Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet me shumë stil rrugëve të Parisit, ndërsa shijon suksesin e turneut të saj global “Phoenix”

Ajo është aktualisht në Evropë duke realizuar turneun e saj të koncerteve, “Phoenix”, në promovim të albumit të saj më të fundit me të njëjtin emër.

Dhe këngëtarja Rita Ora tregoi një figurë të mirë në Paris të enjten, përpara shfaqjes së saj në teatrin ‘Bataclan’, të kryeqytetit francez, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

28-vjeçarja dukej tejet tërheqëse e veshur me një pallto të gjatë rozë me mëngë të fryra.

Duke e shoqëruar atë me triko të errët, Rita gjithashtu mbante veshur një palë çizme të zeza dhe një çantë të madhe që përputhej me veshjen.

Flokët bionde të lëshuara poshtë shpatullës së saj i dhanë një dukje edhe më atraktive artistes shqiptare.

Ditën e mëparshme, Rita shkoi për një shëtitje rreth qytetit veshur me një pallto të kuqe, të kombinuar me një palë xhinse blu.

Rita aksesohet me një unazë ari dhe një palë vathë, të cilët e kompletojnë dukjen e saj plot stil.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të sjellë turneun e saj “Phoenix” në Mbretërinë e Bashkuar, nga data 21 maj.

Ky turne njëherësh shënon turneun e saj të parë solo në Azi dhe Australi si dhe në arenat gjigante në Britani të Madhe, pasi ajo do të performojë në vende prestigjioze, duke përfshirë “The O2” të Londrës dhe “SSE Hydro” të Glasgow.

Albumi “Phoenix” u publikua në nëntor të vitit 2018, gjashtë vjet pasi albumi debutues i këngëtarit me titull “Ora”, doli në vitin 2012.

Ndërkohë së fundmi, ajo u bë pjesë e projektit më të ri filmik, “Pokémon: Detective Pikachu”, duke kënduar kolonën zanore “Carry On”, në bashkëpunim me Kygon. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version