int(1) Rita Ora shfaqet me shumë stil në një ansambël ngjyrash rrugëve të Londrës - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet me shumë stil në një ansambël ngjyrash rrugëve të Londrës

Ajo është gjithmonë në hap me trendet e modës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, u shfaq me shumë stil rrugëve të Londrës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo u shfaq e veshur me një ansambël ngjyrash, ku më shumë nga të gjitha dominonin ngjyra e kuqe dhe ajo rozë.

Princesha e popit, 27 vjeçe, e plotësoi dukjen e saj me një xhaketë lëkure të zezë.

Këngëtarja kishte vënë në qafën e saj disa aksesorë në formën gjysmë-hënë, në material prej ari.

Ajo dukej e buzëqeshur dhe në disponim, teksa gëzonte një shëtitje në kryeqytetin anglez.

Rita muajin e kaluar publikoi këngën “Let you love me”, e cila ka pasur mjaft sukses, dhe ka arritur afro 40 milionë klikime në YouTube.

Ajo javë më parë theu edhe një tjetër rekord, duke u bërë artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Albumi i saj i parë “Ora” u publikua në vitin 2012, dhe mes dy albumeve që u parashikuan të publikoheshin, Rita pati sfida të trazuara, duke përfshirë ndarjen nga Calvin Harris dhe procesin ligjor të shkëputjes së kontratës nga kompania regjistruese, “Roc Nation”.

Ndërkohë, pas kaq vitesh, ajo i ka gëzuar fansat e saj duke i lajmëruar se albumi i saj i dytë “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version