Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet provokuese në të bardha, ndërsa mirëpret në shtëpi çmimin e MTV-së: Avicii kjo është për ty

Rita Ora. Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi publikoi datat e koncerteve për vitin 2019.

Ajo u bëri të ditur fansave se vitin e ardhshëm do të jetë e pranishme thuajse në çdo cep të botës për të performuar për adhuruesit e muzikës së saj.

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Rita vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon edhe fotografi provokuese.

Një të tillë, Ora e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese në të bardha.

Modeli i flokëve në stilin e Marylin Monroe i jep asaj një pamje edhe më tërheqëse.

Lexo po ashtu Rita Ora tjetërsohet për 'Halloween', performon si 'mashkull' në koncertin e fundit në Londër

Pranë saj gjendet çmimi që ajo fitoi në MTV Video Music Awards këtë vit, për “Këngën më të mirë ritmike”, për bashkëpunimin “Lonely together” me Aviciin.

“Shikoni se çfarë arriti sot, çmimi im VMA për “Videon më të mirë ritmike” për “Lonely together”. Faleminderit gjithësecilit në MTV, dhe gjithë të përfshirit në punimin e videos dhe klipit, dhe sigurisht shokut tonë më të talentuar, Avicii, kjo është për ty”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

E njëjta ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë çmuar këngëtaret për dedikimet që i bën mikut të saj të ndjerë, DJ Aviciit. /Telegrafi/

Rita Ora, shqiptarja e parë që fitoi një çmim në MTV VMA (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version