Telegrafi

Rita Ora shfaqet plot shik në shfaqjen “The Masked Singer”

Ajo ka shumë guxim për të eksperimentuar me veshjet e saj në përgjithësi.

Bëhet fjalë për artisten e njohur, Rita Ora, e cila ka dëshmuar edhe njëherë se di të marr vëmendje, shkruan Daily Mail.

Bukuroshja bionde ka ndarë disa imazhe në rrjetin social Instagram, të shkrepura gjatë xhirimeve të shfaqjes “The Masked Singer”.

Rita zgjodhi që të vesh një fustan pallto me ngjyrë të kuqe, duke vënë në pah këmbët e formësuara.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me” lidhi flokët e saj nyje sipër kokës, duke shtuar edhe bizhuteri të shumta.

Kjo paraqitje vjen, pasi Ora ka deklaruar se nuk intereson për kritikat që i bëhen për veshjet e saj.

Ndërkohë, artistja është duke qëndruar në Australi, pasi është pjesë e audicionit “The Voice”. /Telegrafi/

Foto: Instastory