Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mbrëmë e pranishme në ngjarjen më të madhe të modës, “British Fashion Awards 2019”.
Biondja 29-vjeçare rrëmbeu vëmendje të madhe me fustanin bardh e zi, derisa pamjes magjepësese ia bëri një grim mjaft të veçantë.
Rita tashmë është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat ishin me personazhe të ndryshme të artit, por që të gjitha të shkurtëra.
Nga dashuria e saj e parë- DJ Calvin Harris e deri tek takimi me aktorin Andrew Garfield dhe Rob Kardashian.
Ndërkohë, mbrëmë ylli shqiptar u fotografua dorë për dore me bashkëpuntorin e saj në filmin “Twist”, aktorin Rafferty Law.
Këngëtarja Ora u shfaq e veshur me të bardha ndërsa aktori që s’ia lëshoi dorën në asnjë moment ishte veshur me të zeza.
Ata u larguan së bashku nga eventi dhe megjithëse nuk kemi asnjë deklaratë nga dyshja, u kuptua se ai është i dashuri i ri i këngëtares, kjo edhe për shkak të afirmitetit që treguan gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. /Telegrafi/