Telegrafi

Rita Ora shfaqet në videoklipin e ri të Maroon 5 dhe Cardi B

Edhe një këngë i është shtuar tregut muzikor ndërkombëtar teksa kanë bashkuar fuqitë dy artistë me famë botërore.

Maroon 5 dhe Cardi B kanë sjell një version të ri të këngës që i kushtohet femrave “Girls Like You”.

Kjo e fundit ishte pjesë e albumit të grupit muzikor Red Pill Blues dhe tani është punuar në versionin me reperen e “Bodak Yellow”.

Por, ajo që e bën më të veçantë është edhe shfaqja e këngëtares sonë Rita Orës, e cila merr pjesë si statiste.

Gjithashtu aty shfaqet edhe ylli amerikano-latin, Jennifer Lopez, ku këto dyja i kanë mbështetje këtij versioni të këngës.

Lexo po ashtu Rita Ora këmbëngul: Kënga "Girls" nuk flet për të gjithë biseksualët, por për udhëtimin tim jetësor

Theksojmë se kënga origjinale është sjell pa video dhe se ishte dëgjuar rreth tre milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita do të performojë më 3 qershor në një koncert që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar të Tiranës. /Telegrafi/