Telegrafi

Rita Ora shfaqet joshëse në sutjena

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vazhduar me publikimin e imazheve që kanë rrëmbyer vëmendjen.

Bukuroshja nga Prishtina kësaj radhe ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet tejet joshëse në sutjena.

Këngëtarja shfaqet tejet seksi dhe sensuale në këtë imazh, duke treguar se është një prej femrave më seksi në skenën e shoubizit.

Ajo në imazhe tjera shfaqet nga një pishinë, dhe nga një vaskë, teksa duket më bukur se kurrë.

Rita po qëndron në Los Angeles në kuadër të disa angazhimeve të saj.

Bukuroshja shqiptare vazhdon të jetë pa të dashur, përkundër spekulimeve të shumta.

Ajo do ta editojë albumin e saj të dytë në vitin 2018 dhe për të po punon më Ed Sheeran dhe producentë të mëdhenj ndërkombëtarë. /Telegrafi/