Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaqet me fustan argjendi në Berlin, merr vëmendjen me linjat e saj trupore

Ajo nuk është e panjohur për paraqitjet e saj të zjarrta.

Rita Ora edhe njëherë mori vëmendjen me një mini fustan argjendi, ndërsa ishte në lansimin e kampanjës së re në bashkëpunim me kompaninë e njohur gjermane “Deichmann Shoe”, në Berlin të mërkurën.

Këngëtarja britanike, 28 vjeçe, tregoi figurën e saj të pabesueshme me fustanin e shkurtër, ndërsa vuri në pah kofshët e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Teksa ajo u drejtua për në këtë ngjarje, Rita siguroi që të ishin të gjithë sytë te fustani i saj i argjendtë me një front reflektues, të kombinuar me çizme të gjata.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dukej edhe më tërheqëse me pamjen e saj prej bionde me kaçurrela.

Rita ka treguar gjithmonë se është shumë e zonja në fushën e biznesit, duke nënshkruar marrëveshje gjithmonë me kompanitë e famshme kozmetike apo shtëpitë e modës. /Telegrafi/

Exit mobile version