Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, përherë komentohet për lëvizjet e saj.
Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë kështu imazhe të shumta nga përditshmëria.
Së fundmi në një postim në Instagram, Rita ka vënë në dukje bukurinë e saj natyrale.
“E hënë e mbarë për ju”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Flokët dhe makijazhin i kishte të rregulluara në mënyrë shumë natyrale, teksa e bënin të dukej edhe më tërheqëse.
Theksojmë se bukuroshja brune po vazhdon qëndrimin në Australi, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”. /Telegrafi/