Telegrafi

Rita Ora shfaq pozat e reja atraktive: Cilën këngë nga mini-albumi po e dëgjoni

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, muajve të fundit ka qenë tejet e komentuar në faqet rozë.

Ditë më parë ajo solli në treg edhe mini-albumin, derisa këngës “Bang” i realizoi edhe një klip, ku shihej e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka ndarë edhe një fotografi tjetër tërheqëse.

Pozat që mori para kamerës bënë që t’i theksoheshin linjat e formësuara trupore, për të cilat pëlqehet tej mase.

“Cilën këngë nga mini-albumi po e dëgjoni”, pyeti ajo fansat në përshkrim.

Ora përndryshe është duke qëndruar në Sydney të Australisë, pasi do të jetë pjesë e jurisë në “The Voice”. /Telegrafi/