Site icon Telegrafi

Rita Ora shfaq linjat para pasqyrës

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon t’i shijojë pushimet në Malibu së bashku me familjen e saj.

Biondja, e cila solli një mori projektesh të suksesshme, nuk heziton që t’i provokojë fansat me imazhet që publikon.

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi, ndërsa fotografon fizikun joshës para pasqyrës dhe vë në plan të parë format trupore.

Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

“Faleminderit për bikinit, kush mi dërgoi nuk e di”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Megjithatë, nuk janë të pakta rastet kur Rita shfaqet atraktive, por që vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes.

Biondja momentalisht është duke e shijuar edhe suksesin e këngës më të re “New Look”, klipi i së cilës është xhiruar në Dubai dhe është tejet i veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version