Superylli shqiptar, Rita Ora, ka treguar anën e saj të bukur në fillim të turneut të ri botëror.
Ajo filloi turneun e ri botëror “Phoenix World Tour” me një koncert plot adrenalinë në Manilla.
Më pas ajo vazhdoi me koncert në Tokio, ku e shoqëruar nga prindërit ajo shijoi kohën në qytet.
Në mbrëmje, ajo zhvilloi një koncert para mijëra adhuruesve ku u shfaq me një mini-fund duke u dukur tejet atraktive.
Rita Ora vazhdon performancat e saj të turneut të ri vetëm një javë pasi publikoi projektin e ri “Only Want You”. /Telegrafi/