Site icon Telegrafi

Rita Ora sërish provokuese në Instagram, ekspozon në masë të madhe gjoksin

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka të shpeshta paraqitjet e ekspozuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka hedhur në Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe të hapur te pjesa e gjoksit.

Ora shquhet për linjat e saj atraktive, të cilat nuk heziton t’i tregojë në asnjë prej paraqitjeve të saj.

Ajo ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, ndërsa ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Një kapele e zezë mbi flokët e saj bionde, i dha një pamje edhe më tërheqëse këngëtares me renome botërore.

Rita së fundmi ka mbajtur një koncert të madh në Londër, ku mblodhi me mijëra adhurues.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare shënoi edhe një tjetër sukses, pasi pesë nga këngët e saj më të fundit janë dëgjuar mbi 1.2 miliardë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version