Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përveç muzikës ka shtrirë së fundmi aktivitetin e saj edhe në aktrim.
Ajo është bërë pjesë e filmit të ri “Twist”, ku ka fituar një nga rolet kryesore të këtij filmi, që do të publikohet së shpejti.
“Twist” është një ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist” të autorit Charles Dickens.
Teksa ka qenë vazhdimisht e angazhuar me xhirimet, duket se lodhja dhe ndikimet e gripit sezonal e kanë prekur paksa Ritën.
Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqet e shtrirë teksa merr antibiotikë, teksa në mbishkrimin e imazhit ka bërë të ditur se nuk e ka ndër mend të dorëzohet.
Rita shkruan se nuk do ta lejojë që gripi ta thellojë gjendjen e saj, madje do të bëjë të pamundurën që t’i kryejë xhirimet deri para ditëlindjes së saj, më 26 nëntor.
“Jo grip, nuk do të më marrësh! Ndërprerjet e xhirimit të filmit në kohën e drekës/pushimi i katërt. Unë jam në rregull, vetëm dua që të siguroheni që unë do ta përfundoj këtë gjë para ditëlindjes time të martën! Dhe t’ua sjell këtë film të mahnitshëm! #Twist”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.
Rita përndryshe këtë vit ka qenë tejet e angazhuar edhe në muzikë, duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”. /Telegrafi/