Site icon Telegrafi

Rita Ora së shpejti me koleksion të ri të veshjeve “Roara Republic”

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja javën e kaluar mbajti një koncert madhështor, ku sipas së cilës, në sheshet kryesore të Prishtinës ishin rreth 300 mijë vetë.

Por, pos hiteve që ka sjell ndër vite bukuroshja jonë po përgatitet të bëj edhe një hap të rëndësishëm në jetë.

Ajo po sjell koleksionin e ri të veshjeve të titulluara “Roara Republic”, që pritet të dalë në treg në 3 mars.

Stili i veshjes së prishtinases kryesisht është sportiv, me shkrimet e emrit të koleksionit në to.

Nuancat e përdorura janë ngjyrat e ylberit të dashurisë, e njohur edhe si simboli i LGBT, por edhe nuancat neutrale.

“Jam përkushtuar shumë në krijimin e koleksionit”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, 27-vjeçarja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version