Telegrafi

Rita Ora së shpejti me këngë të re

Këngëtarja e njohur Rita Ora vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur në showbizin ndërkombëtar, ndonëse ka stagnuar paksa me prurjet e reja muzikore.

Projekti i saj i fndit akoma mbetet bashkëpunimi me Chris Brown “Body on me”, këngë e cila u pëlqye dhe u klikua shumë, por që nga ajo kohë Rita nuk publikoi më asgjë.

E gjitha kjo erdhi si pasojë e problemeve të vazhdueshme që ka pasur me kompaninë, me të cilën ka nënshkruar kontratë.

Lexo po ashtu Rita Ora, shqiptarja më e famshme në botë

Por sido që të jetë Rita tashmë ka vendosur që t’ia nis nga e para, dhe t’i përkushtohet punës për të sjell në treg këngën e re, gjersa do të punojë më pas edhe në realizimin e një albumi.

Pa dashur të zbulojë shumë detaje nga kënga e re, Rita ka bërë vetëm një paralajmërim për këtë “rikthim” të saj në skenë, pas gati një vit e gjysmë pauzë. /Telegrafi/