Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Francë.
Rita po kalon pushimet me familjen e saj: mamanë, Verën, dhe babanë, Besnikun.
Ajo arriti të rrëmbejë vëmendjen e paparacëve, teksa u shfaq mjaft atraktive dhe provokuese në bikini të bardha.
Këngëtarja ishte fotografuar duke qëndruar buzë një pishine, para se të bënte një zhytje perfekte me kokë.
Flokët e saj biondeje të kapura lart, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.
Në një moment, ajo mund të shihej duke e bërë nënën e saj të qeshur, ndërsa doli nga uji.
Nëna e Ritës, Vera, dukej gjithashtu mjaft bukur në bikini.
Pushimi familjar i Ritës vjen pas një pune të palodhur të këngëtares për muaj me radhë për sjelljen e projekteve të reja dhe mbajtjen e koncerteve të shumta. /Telegrafi/