Këngëtarja e njohur Rita Ora ka një ditë që ka publikuar klipin e këngës “For You”, të sjell në bashkëpunim me Liam Payne.
Ajo është shfaqur mjaft tërheqëse në klip, ndërsa ka arritur që në pak orë të renditet në vendet e para në top listat britanike.
Rita gjithashtu këtë javë ka qenë e pranishme në javën e modës në Paris.
Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj joshëse, teksa kishte veshur një kostum sateni, të zbukuruar me lule.
Një grim i lehtë dhe flokët e bardha, kanë bërë që Ora të dallohet mes të tjerash për pamjen e saj.
Ajo gëzon një fizik të shkëlqyer, për të cilin kujdeset maksimalisht që të ndjek me rregull ushtrimet në palestër. /Telegrafi/