Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e projektit filmik “Detective Pikachu 2”.
Ajo luan rolin e një doktoreshe në këtë film, i cili vjen në versionin real frymëzuar nga seria e famshme e filmave të animuar, Pikachu.
Rita njëherësh është edhe interpretuese e kolonës zanore bashkë me DJ Kygo, të titulluar “Carry On”.
Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga skenat ku ajo ishte pjesëmarrëse, teksa ka shkruar në mbishkrimin e tyre se sa krenare u ndje për pjesëmarrjen e saj në këtë projekt.
“Detective Pikachu është i disponueshëm tani! Këtu është një vrojtim i karakterit tim, Dr Laurent. Jam kaq krenare me të gjithë kastin dhe ekipin, falënderime te i mrekullueshmi Rob Letterman që na angazhoi bashkë me Kygon dhe krijuam këngën për këtë film dhe që më mori mua të jem pjesë e botës së mrekullueshme të “Pokemon” me ju”. Është e disponueshme në të gjitha kinematë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Përndryshe, ajo do të vazhdojë këtë muaj turin e saj të koncerteve në Britaninë e Madhe, në kuadër të promovimit të albumit të saj më të fundit, “Phoenix”. /Telegrafi/