Site icon Telegrafi

Rita Ora rikthehet në Londër pas qëndrimit e izoluar për disa muaj në fshat

Ajo e quajti veten ‘turistja më e keqe’ ndonjëherë gjatë udhëtimit në Paris, sepse ajo kishte kohë vetëm të pozonte për një fotografi jashtë Sacré-Coeur dhe të mos e vizitonte nga Brenda atë.

Por Rita Ora, 29 vjeçare, dukej shumë mirë e pushuar kur arriti përsëri në Londër me mikun e saj më të mirë, Vas J Morgan.

Rita ishte e veshur sportive, me një pale tuta, triko dhe një kapele bejsbolli në kokë, shkruan DailyMail.

Ajo u kujdes që të ishte e sigurt nga koronavirusi me maskën e saj të detyrueshme, që e kishte vënë në fytyrë.

Miku i Ritës, Vas ishte gjithashtu i veshur sportive me tuta të zeza dhe mbante një çantë të markës “Dior” në trupin e tij.

Një ditë më parë, Rita pozoi në shkallët e Montmartre jashtë bazilikës Sacré-Coeur dhe fotografitë I ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Duke cekur faktin që ajo duhej të dilte shpejt nga veturaa e saj për të bërë fotografitë, Rita shkroi: “Mendoj se jam turistja më e keqe në botë. Gjithashtu më është dashur që të dalë shpejtë nga makinë për një ‘snap’. Gjithsesi kjo është gjithçka që mund të bëja”.

Ky rikthim i Ritës në qytetin e saj vjen pas një qëndrimi disa mujor që ajo pati në një fermë në veri-perëndim të Londrës, ku qëndroi gjatë gjithë periudhës së karantinës e izoluar me miqtë e saj muzikantë. /Telegrafi/

Exit mobile version