Site icon Telegrafi

Rita Ora rikthehet në Londër, duket e qetë pas ndarjes nga ish-i dashuri i fundit Rafferty Law

Ajo ka qenë duke shijuar një pushim të gjatë në Los Angeles të Kalifornisë.

Rita Ora dukej e rehatshme me veshjen e saj, ndërsa u pa të premten në Londër, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, dukej shumë në modë e veshur me një bluzë të bardhë të stolisur me një logo shumëngjyrëshe, kombinuar me një kapuç të zi dhe një xhaketë xhins.

Bukuroshja me prejardhje shqiptare vazhdoi të tregojë se është formë shumë të mirë trupore.

Lexo po ashtu Organizohet për herë të parë eventi i ndarjes së çmimeve "Spotify Awards" në Meksikë - Rita Ora dhe Ava Max dy shqiptaret e para të nominuara

Rita gjithashtu tregoi fytyrën e saj rrezatuese pa makijazh, duke marrë kështu vëmendjen e paparacëve.

Ylli i muzikës kishte vënë një palë syze dielli të bardha dhe të zeza, teksa si aksesorë mbante me vete edhe një kuletë me material lëkure.

Kjo shëtitje e Rita Ora vjen pak pas lajmeve pasi ajo u nda nga aktori Rafferty Laq, 23 vjeç, vetëm tri muaj pasi nisën lidhjes.

Ata filluan takimet në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa xhironin së bashku për filmin “Twist”, ky dyshja luajnë rolet kryesore.

Një burim i tha The Sun: “Ata u lidhën me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit në Londër. Por Rita ka kaluar kaq shumë kohë jashtë vendit tani dhe ata nuk po flasin aq sa dikur, e lëre më të bëjmë atë që bëjnë çiftet kur janë bashkë”, tregoi ky burim. /Telegrafi/

Rita Ora i dha fund lidhjes me Raff Law pas tri muajsh takimesh me njëri-tjetrin (Foto: Splash News)
Exit mobile version