Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja jonë kohët e fundit ka qenë tejet e angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte anembanë botës.
Por, së fundi bukuroshja ka gjetur kohë edhe për të dashurin britanik, Andrew Watt, me të cilin ka shkuar të ndjek një koncert të mikut të tyre në Los Angeles.
Ora 27-vjeçare dukej e lumtur derisa po puthej me pasion me të dashurin midis rrugës pasi morën pjesë në koncert.
Theksojmë se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar biondina kishte bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në lidhje me Andrewit.
Çifti u pa për herë të parë në kryeqytetin italian të Romës, por kanë mbajtur të fshehur romancën e tyre deri në fund të vitit të kaluar.
Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/