Telegrafi

Rita Ora pushton “The O2 Arena” të Londrës, interpreton si akrobate në ajër

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër.

Ajo ka performuar në “The O2 Arena”, për mijëra adhuruesit në qytetin e saj ku u rrit.

Rita ka interpretuar live të gjitha këngët e saj nga albumi më i ri “Phoenix”, të cilin ajo e lansoi në nëntor të vitit të kaluar.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Për performancën e saj të veçantë, këngëtarja shqiptare kishte realizuar përgatitjet prej disa ditësh me balerinët e saj.

Lexo po ashtu "The Guardian" shkruan për Rita Orën: Këngëtarja e lindur në Kosovë është në formë të shkëlqyer

Në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur me ndihmën e mjeteve skenike, Rita duket sikur interpreton në ajër.

Ajo ishte e lidhur me një litar të sigurt akrobacie, me çka i mundësoi këndimin në atë pozicion.

I ftuar special i mbrëmjes ishte reperi i njohur Sean Paul, me të cilin artistja me prejardhje shqiptare interpretoi disa këngës.

Rita Ora (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Nga pamjet e publikuara, vërehet se atmosfera ka qenë e zjarrtë dhe turma e fansave nuk ka munguar.

Rita aktualisht është në përfundim të turneut të saj, i cili është bërë me qëllim të promovimit të albumit dhe mban po të njëjtin titull, “Phoenix Tour”. /Telegrafi/