Site icon Telegrafi

Rita Ora publikon këngën “Only Want You”

Rita Ora (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images for Ascot)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja gjersa po shijon sukseset e albumit më të ri “Phoenix”, ajo po sjell edhe këngë të reja para fansave.

“Only Want You”, titullohet kënga e fundit e bukuroshes që është pjesë e albumit, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Në fakt, biondina nuk vjen e vetme në këtë projekt pasi që ka bashkëpunuar me reperin amerikan, 6lack.

Lidhur me këtë bashkëpunim Rita është shprehur shumë e emocionuar “Jam shumë e entuziazmuar të ju tregojë që 6lack është i përfshirë në këngën time të re ‘Only Want You’”, ka shkruar artistja në videon e publikuar.

Theksojmë se 28-vjeçarja do të nis këtë muaj një turne me koncerte me qëllim të promovimit të albumit.

Ndryshe, Rita ka marrë disa çmime ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar dhe ka pasur shumë suksese në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version