Këngëtarja Rita Ora rrëmben gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj apo aktivitetet muzikore.
Duke qenë në situatë pandemike ku daljet janë gjithmonë me rrezik, Rita duket se po e shfrytëzon rastin që ushtrimet për mirëmbajtjen e trupit t’i kryejë në shtëpi.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi në InstaStory disa video të shkurtra, duke treguar ushtrimet që po kryen me motrën dhe trajneren e saj të fitnesit në kushte shtëpie.
29-vjeçarja duket tejet atraktive, teksa ndan me ndjekësit ushtrimet për formësimin e të pasmeve.
Rita Ora është shquar gjithmonë për linjat e saj trupore, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në shumë prej paraqitjeve të saj.
Kënga e saj e fundit mbetet “How to be lonely” e publikuar muaj më parë, teksa ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të sjellë diçka të re. /Telegrafi/