Telegrafi

Rita Ora publikon listën e këngëve të albumit të ri

Dalëngadalë, Rita po bën gati albumin e shumëpritur e që po i merr shumë kohë për ta nxjerrë.

Tani, këngëtarja me origjinë shqiptare duket se po bën përgatitjet e fundit për publikimin e albumit të parë për tregun amerikan.

Rita ka zbuluar se ajo do të nxjerrë albumin në fund të këtij viti, ose në fillim të 2017, ndërsa ka zbuluar edhe listën e këngëve që do të jenë pjesë e albumit, ende ma titull.

Në këtë listë shihen edhe këngë që Rita ka publikuar më herët, ose që ka perfomuar para fansave në disa nga koncertet e saj.

Albumi do të ketë bashkëpunime me artistë të njohur si legjenda Prince, Ed Sheeran, Wiz Khalifa e Macklemore.

Këto janë titujt e këngëve dhe artistët me të cilët Rita ka punuar për albumin e saj:

/Lajmi/Telegrafi/