Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditë më parë ka marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimve, “Oscars 2023”.
Ajo u pa në pas-ndejën e organizuar nga revista “Vanity Fair”, ku dukej si një princeshë e vërtetë e veshur me një fustan të bardhë dhe të gjatë.
Në këtë event, 32-vjeçarja ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Së fundmi, artistja e hitit “I Will Never Let You Down” ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga paraqitja e saj elegante në këtë mbrëmje.
“Çfarë nate, ‘Vanity Fair’. Faleminderit ‘Hassanzadeh Jewellery’ për prekjet e fundit në dukjen time”, shkroi Ora në Instagram. /Telegrafi/