Telegrafi

Rita Ora publikon të tjera fotografi nga paraqitja e saj e fustan transparent në eventin e komunitetit LGBTI

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është kthyer sërish në Los Angeles, pas një qëndrimi disa mujor në Australi.

Ajo së fundmi ka marrë pjesë në eventin PRIDE, të organizuar nga shoku i saj i ngushtë Vas Morgan, në shenjë ndërgjegjësimi për komunitetin LGBTI.

Në këtë event, 30-vjeçarja është dukur mjaft tërheqëse e veshur me një fustan transparent, ku poshtë tij kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë që e bënte të dukej sikur është nudo.

Foto: Rita Ora/Instagram

Së fundmi, Rita publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ndeja, ku ka pasur rastin që të takohet edhe me këngëtaren tjetër të njohur botërisht, Demi Lovato.

“Kisha shumë qejf ndërsa festonim eventin PRIDE natën e kaluar me disa nga të preferuarit e mi. Dashuri pa limite”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita përndryshe prej muajsh kishte qëndruar në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë.

Gjatë qëndrimit atje, ajo nisi një lidhje të re regjisorin Taika Waititi, me të cilin vazhdon të jetë bashkë. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram