Telegrafi

Rita Ora publikon sekuencat nga klipi i këngës “Bang”

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ditën e djeshme (e enjte) ka suprizuar 16 milionë ndjekësit e saj.

Kjo, pasi në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se me 12 shkurt do të lansojë mini-alumin.

Në postimin e saj të dytë që kur u kthye, ajo gjithashtu konfirmoi një bashkëpunim me DJ-në Kazakistan, Imanbek dhe yllin francez David Guetta.

Sidoqoftë kësaj, ajo nuk e ka lënë me kaq. Rita në një video të ndarë ka zbuluar disa sekuenca nga kënga e re “Bang”.

Aty shihej një ambient me ndërtesa të vjetra, kurse në largësi shihej një veturë e mbushur me disa persona.

“A jeni gati njerëz. Mezi po pres që të gjithë ju të dëgjoni këtë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, Ora është duke qëndruar në Australi, pasi do të jetë pjesë e spektaklit “The Voice”. /Telegrafi/