Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, u rikthye në Londër pas muajsh qëndrimi e izoluar në një shtëpi në fshat.
Ajo është në përgatitje e sipër të disa projekteve muzikore, të cilat priten të jenë të gatshme së shpejti për fansat.
Teksa pandemia globale ka ndikuar në punën e këngëtares, Rita duket se po ndjen nostalgji për kohën e pushimeve.
Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ku shfaqej me bikini të kuqe në plazh.
Në këtë fotografi, Ora dukej mjaft atraktive teksa vine në pah linjat atraktive trupore, për të cilat është gjithmonë e komentuar.
“Më kthe mbrapa”, ka shkruar 29-vjeçarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se po e ndjen mallin për pak plazh.
Projekti i fundit muzikor që ajo solli vazhdon të mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në fillim të këtij viti, e që është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/