Rita Ora ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke e promovuar Kosovën, para dhe pas koncertit madhështor të mbajtur në Prishtinë.
Me të mbaruar koncerti i 17 Shkurtit, 27-vjeçarja është dashur të largohej nga vendlindja e saj për të plotësuar obligimet e agjendës, ndërsa në Instagram e ka publikuar një xhirim nga momenti i largimit.
Në videon e publikuar në Instagram, shihet eskorta që e shoqëron këngëtaren drejt Aeroportit “Adem Jashari” para largimit nga Kosova.
Derisa këndon duke bërë shaka, ajo thotë se gjendjen e saj aktuale mund ta quajë si “femrat që udhëheqin në vitin 2018”.
“Jemi këtu për të mbetur. Jemi këtu dhe nuk po shkojmë askund”, dëgjohet duke thënë këngëtarja në xhirim.
“Një moment i vogël që pata me veten, pas një koncerti mahnitës që pata”, ka shkruar Rita në përshkrimin e publikimit të saj.
Rikujtojmë se këngëtarja e famshme ishte në Prishtinë për të kryesuar koncertin festiv për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Mijëra njerëz iu përgjigjën ftesës për të festuar në qendër të kryeqytetit duke bërë që gjithçka të dukej madhështore. /Telegrafi/