int(1) Rita Ora publikon listën e plotë të këngëve që i ka përfshirë në albumin e ri 'Phoenix' - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Rita Ora publikon listën e plotë të këngëve që i ka përfshirë në albumin e ri ‘Phoenix’

Ajo është një ndër tre këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm do ta nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor.

Së fundi, bukuroshja jonë ka publikuar listën e plotë të këngëve që do të përmbaj albumi i ardhshëm i titulluar, “Phoenix”.

“Jashtëzakonisht krenare për publikim e listës së plotë të këngëve të albumit tim të ri ‘Poenix’. Mezi po pres që t’iu dhuroj juve të gjitha këto këngë”, shkroi Ora në llogarinë personale në Twitter.

Albumi që do të përmbaj 16 këngë do të dal në shitje më 23 nëntor, i cili premton se do të përmbaj këngë të jashtëzakonshme.

Më parë këtë vit, ajo publikoi këngën “Girls” me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charlie XCX, karakteristikë tjetër e ‘Phoenix’ është përfshirja e e Rudimental, Liam Payne dhe Aviciit.

Më poshtë gjenden të gjitha titujt e 16 këngëve të albumit të dytë të 27-vjeçares.

1. Anywhere

2. Let you Love Me

3. New Look

4. Lonely Together – with Avicii

5. Your Song

6. Only Want You

7. First Time High

8. For You (Fifty Shades Freed) – with Liam Payne

9. Summer Love – with Rudimental

10. Girls – feat Cardi B, Bebe Rexha and Charli XCX

11. Keep Talking – feat Julia Michaels

12. Hell of a Life

13. Velvet Rope

14. Falling to Pieces

15. Cashmere

16. Soul Survivor. /Telegrafi/

Exit mobile version