Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ditë më parë është nderuar me çmimin kryesor të shtetit kinez në kategorinë “Artisja më e mirë Ndërkombëtare”.
Pos shumë angazhime koncertale, ajo po sjell edhe projekte të reja muzikore për tregun e huaj.
Ajo së fundi ka publikuar këngën “Proud”, por të cilin nuk e ka shoqëruar me ndonjë videoklip.
Rita ka bërë të ditur se për tekstin e këngës është frymëzuar nga historitë e fansave.
“Më në fund është këtu! Jam më se krenare që të ndajë me ju këngën time të re, e frymëzuar nga tregimet tuaja”, ka shkruar në Instagram, Rita.
Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në këngë të reja, të cilat do t’i sjell gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/