Telegrafi

Rita Ora publikon imazhe atraktive nga ferma ku po qëndron, kujton paraqitjen në MTV VMA 2018

Rita Ora (Foto: Mike Coppola/Getty Images for MTV/Guliver)

Ajo thuhet se ka është duke bërë një jetë rurale, pasi tash e sa muaj ndodhet në një fermë në Cotswolds të Anglisë jug-perëndimore, që kur u shpall kriza e coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe Rita Ora doli sërish jashtë kushteve të izolimi, ndërsa ndau një seri imazhesh marramendëse tërheqëse në Instagram të dielën, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, krijoi ‘stuhi’ teksa u shfaq me bikini të zeza dhe ‘topless’ në pjesën e sipërme, teksa përgatitej për paraqitjen e në MTV Video Music Awards 2018.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Në New York për Vma-n vitin që fitova çmimin për këngën më të mirë ritmike me Aviciin”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa kishte mbuluar gjokset e saj me emoji.

Më pas, artistja e lindur në Prishtinë ndau me ndjekësit e saj edhe disa fotografi tjera atraktive, ku shfaqej me bikini teksa shijonte rrezet e diellit.

Këto fotografi mesa duket janë realizuar gjatë kohës së qëndrimit të saj në fermë.

Ndërkohë kur jemi te ferma ku ajo po qëndron aktualisht, Rita thuhet se ka lënë left vendasit të hidhëruar duke kaluar mbylljen e COVID-19 në këtë shtëpi në fermë e cila ndodhet 150 milje larg nga vendbanimi i saj në Londër.

29-vjeçarja raportohet se po qëndron me pesë nga miqtë e saj në një pronë rurale në Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore, ku ata shkuan së bashku për të regjistruar albumin e ri të Ritës, por mbetën aty pasi kryeministri britanik mori vendimin që të ndalohen të gjitha lëvizjet, duke futur Londrën në karantinë.

Fqinjët afër fermës janë ankuar për Ritën dhe miqtë e saj, duke i akuzuar se po përdorin dronët për të frikësuar njerëzit që afrohen afër kësaj prone. /Telegrafi/