Telegrafi

Rita Ora publikon fragmente nga kënga e re, nesër vjen klipi i kompletuar (Video)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Prishtinasja po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë planetit të tokës.

Krahas performancave, ajo ka finalizuar edhe projektin më të ri muzikor që do të dal në treg gjatë ditës së nesërme.

Kështu së paku ka konfirmuar Ora përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe fragmente prej këngës.

“Anywhere. Kënga dhe video publikohet nesër në ora 00:00”, ka shkruar Rita në Instagram.

Lexo po ashtu Momente të sikletshme të Rita Orës, shikoni 50 imazhet e para nga xhirimi i klipit të ri (Foto)

Ndryshe, këngëtarja ka perfomruar në ngjarjen kryesore botërore të komunitetit LGBTI në Georgia të Atalantës të SHBA-s, ku bëhen bashkë dy festivale në një: “Atlanta Pride Festival” dhe “Atlanta Gay Gay Pride”.

Theksojmë se Ora është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore dhe modës. /Telegrafi/