Ajo ka qenë duke shijuar pushimet në Ibiza bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.
Dhe Rita Ora ndau një sërë fotografish mahnitëse nën rrezet e diellit gjatë udhëtimit të tyre për ditëlindjen e 48-të të regjisorit nga Zelanda e Re.
Këngëtarja, 32 vjeçare, dukej në formë të mirë teksa pozonte me bikini duke shfaqur figurën e saj të bujshme.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” në një nga paraqitjet vendosi një zinxhir ari rreth trupit.
Në një imazh tjetër, biondja u shfaq me një palë bikini shumëngjyrëshe duke pirë një ‘Aperol Spritz’.
Rita ka shijuar një kohë të mirë duke festuar ditëlindjen e Taikas në një ishull me një grup miqsh.
Dyshja kremtuan fundjavën e kaluar duke ngrënë në afresk dhe duke kërcyer gjithë natën me miqtë e tyre të famshëm, ndërsa Diplo shërbeu si DJ për festën luksoze.
Të famshëm si Ashley Roberts, këngëtarja Jess Glynne, Jodie Turner-Smith dhe Chloe Sims e “TOWIE” ishin në mesin e listës së të ftuarve.
Të ftuarit u trajtuan me një menu të veçantë nga Andrea Colecchia dhe kokteje të kuruara ekskluzivisht nga Prospero Tequila dhe 71 Gin.
Çifti kujtojmë se u martuan në shtëpinë e Ritës në Los Angeles në gusht të vitit të kaluar.
Ceremonia ishte tejet private dhe kishte vetëm tetë persona. /Telegrafi/