Telegrafi

Rita Ora publikoi video projektin me DJ Tieston e Jonas Blue

Rita Ora nuk po ndalet së sjelli projekte të reja muzikore për tregun ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare muaj më parë ka nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor të titulluar “Phoenix”.

Por, biondina gjatë ditës së sotme ka publikuar edhe një këngë të re në bashkëpunim me dy DJ-të, Tieston dhe Jonas Blue.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se me shumë mund ia arritën që të bëjnë një këngë të mirë, ku shpreson se do ta pëlqejnë fansat.

“Ne patëm shumë angazhim që të bashkojmë këto pjesë të artit për ju dhe shpresoj që do ta pëlqeni po aq shumë sa unë”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Ora është angazhuar kohët e fundit fuqishëm në koncerte anembanë globit për promovimin e albumit. /Telegrafi/