Që nga koha kur është ngjitur drejt famës, ajo është bërë e njohur për stilin e saj ekstravagant të cilin e ndjek pa u stepur kurrë.
Pikërisht për këtë ka fituar miliona fansa dhe persona që tërhiqen nga ajo.
Dhe mbrëmjen e djeshme ajo tërhoqi vëmendjen sërish drejt vetes kur u shfaq me grillz (proteza dekoruese për dhëmbët) në ngjyrë të artë.
Bukuroshja 26 vjeçare i vuri bizhutë për dhëmbët ndërkohë që nisej për një festë me miqtë e saj.
Rita kishte veshur edhe një bluze me një peshkaqen me dhëmbë të mprehtë, ndoshta për të ironizuar vetë grillz-at e saj.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vazhdim brenda këtij viti. /Telegrafi/