Site icon Telegrafi

Rita Ora pritet të marrë reagime të ashpra pas xhirimit të klipit në objektin kontrovers të Bashkimit Sovjetik

Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Artistja e famshme botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora ka vendosur që video-klipin e saj të fundit ta xhirojë brenda një ndërtese që është ndërtuar për ta nderuar komunizmin dhe Bashkimit Sovjetik.

Rita Ora ka kryer xhirime brenda dhe jashtë monumentit Buzludzha në Bullgari, i cili është ngritur në vitin 1974 për ta përkujtuar formacionin brutal të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1891, shkruan Mirror.

Çdo vit, më 1 shkurt, shteti i Bullgarisë mban një ditë nacionale të përkujtimit ku njerëzit mund të shkojnë për t’i nderuar viktimat e regjimit komunist.

Foto: Instagram

Objekti, që ndryshe njihet edhe si “UFO komuniste” për shkak të formës së pazakonshme, ka qasje strikte qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Sidoqoftë, në mënyrë plotësisht befasuese, kërkesa e Rita Orës për të xhiruar në këtë objekt është pranuar nga Gergana Mikova – kryetare regjionale e Stara Zagoras.

Foto: Mirror

Besohet se Mikovoa ka kërkuar që paraprakisht ta sheh video-klipin në mënyrë që të sigurohet se monumenti nuk do të diskreditohet.

Vlen të ceket se muajin e kaluar, Rita ka nxitur debat të madh pasi ishte zënë duke organizuar një festë në një restorant duke i thyer rregullat kundër virusit COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version