Në New York po vazhdon të mbahet java e modës, ku pjesëmarrëse ishte edhe Rita Ora.
Këngëtarja dukej e mrekullueshme në eventin e stilistes së njohur Vera Wang e veshur me një fustan të zi thuajse transparent.
Por ajo që ra në sy ishte vendi ku ishte ulur. Në rreshtin e parë ku ndodhej artistja me origjinë shqiptare, ishte edhe motra e ish të dashurit të saj, Rob Kardashian, Kylie Jenner.
Marrëdhënia e dy bukurosheve mbetet akoma e acaruar që nga ndarja e ashpër e Ritës me Rob.
Të dyja kanë shmangur kontaktin me njëra tjetrën, dhe janë argëtuar përkrah njerëzve të tjerë në këtë event. /Telegrafi/